Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në emisionin “Interaktiv” i është kundërpërgjigjur kritikave të Kadri Veselit që ia ka drejtuar Avdullah Hotit, duke thënë se Veseli është provokator me dije minimale për shtet.
“Deklaratat e Veselit i shoh si deklarata cinike të një provokatori me dije minimale për shtet. Më përngjan si një fëmijë i lagjeve që dëshiron të krijojë probleme. Ka gjuhë të varfër dhe e kam të vështirë t’i përgjigjem”, ka thënë Abdixhiku.
Deputeti Abdixhiku ka thënë se Kosovës i duhen mendje institucionaliste në bisedime me Serbinë dhe jo njerëz të padijshëm që tregojnë muskujt.
“Kosova është në hall nga njerëzit e padijshëm që kanë vendosur në tavolinë territoret. E që flasin me glamur për luftën bravuroze që kanë bërë. 20 vjet pas luftës neve na duhet një mendje më ndryshe, që e do Kosovën për atë që është. Jemi në luftë në tavolinë negociuese e që është shumë e rëndë për njerëz të padijshëm. Kërkon më tepër kompetencë institucionale sesa muskuj dhe folklorizma”, ka thënë Abdixhiku./Koha.net/
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...