Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i pari i kësaj partie Ramush Haradinaj, ka dhënë një deklaratë për media ku ka treguar se kanë vendosur të shkojnë në koalicion parazgjedhor me Partinë SocialDemokratke.
“Ka domunuar tema për koalicionin parazgjedhor me PSD-në, ka pas diskutime rreth kësaj dhe është votuar me shumicë të votave me dy abstenime”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka pohuar gjithashtu se marrëveshja i ka të gjitha pika programore dhe çështjet tjera për të shkuar suksesshëm në zgjedhje.
“Në ora 15:00 do të kemi konferencë me PSD-në, dhe do të zyrtarizojmë gjithçka”, ka përfunduar Haradinaj.
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...