Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për përfshirjen e kryetarit të partisë së tij, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Ekipin Negociator të Kosovës për dialogun përfundimtar me Serbinë, në Bruksel.
Sejdiu ka komentuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, zërat për dorëheqjen e Ahmetit nga posti i kreut të kryeqytetit, pas emërimit të tij si bashkëudhëheqës i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë.
I pyetur se a do ta lërë Shpend Ahmeti postin e kryetarit të Prishtinës, ai është përgjigjur: “Jo, pse?”.
Sipas Sejdiut, partitë që kanë humbur zgjedhjet në Prishtinë po e bëjnë përpjekjen e radhës për ta kontestuar Ahmetin.
“Shpend Ahmeti është kryetar i Prishtinës, ka fituar 42 mijë vota”, ka deklaruar ai në T7.
“Ka synim t’i realizojë 100 premtimet deri në fund. S’kam dyshim që kjo do të ndodhë”, është shprehur ai.
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/2989372307755366/
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...