Statistikat e mungesave të nxënësve të shkollave të mesme të Gjilanit nxjerrin në pah se ata kanë bërë 91 mijë mungesa për një vit shkollor.
Sipas mesatares del se secili nxënës i shkollës së mesme ka bërë së paku 16 mungesa. Të dhënat për suksesin e fundvitit shkollor 2017/2018 tregojnë se 5 mijë e 394 nxënës në total kanë realizuar 91 mijë e 670 mungesa. Nxënësit kishin arritur të arsyetojnë 42 mijë e 453 mungesa, ndërsa 49 mijë e 217 mungesa nuk ishin arritur të arsyetohen, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo, për dallim prej numrit të madh të mungesave, suksesi i nxënësve mbetet pozitiv. Vetëm 93 nxënës kanë përsëritur klasën, teksa 37 kanë mbetur të pa notuar. Kurse te nxënësit e ciklit të mesëm të ulët nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 5 mijë e 486 nxënës të regjistruar, vetëm 3 nxënës e kanë përsëritur klasën, ndërsa numri i nxënësve të panotuar është 18. Nxënësit kanë arritur të arsyetojnë 26 mijë e 744 mungesa, kurse 16 mijë e 841 mungesa nuk kanë mundur të arsyetohen. Në bazë të të dhënave, çdo nxënës ka realizuar së paku 7 mungesa në vijueshmëri.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...