Sipas ekspertëve të komunikacionit problemi qëndron tek trotuaret e zëna dhe mos vetëdijesimi i qytetarëve.
Në një prononcim për arbresh.info Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, thotë se përgjegjës janë drejtuesit e automjeteve për shkak të mos marrjes së masave preventive me kohë.
“Këmbësorët janë më të rrezikuarit në komunikacion si pjesëmarrës ku 40% të aksidenteve me fatalitet janë këmbësoret. Ne shumicën e rasteve të aksidenteve automjet-këmbësore përgjegjës për aksident janë drejtuesit e automjeteve për shkak të mos marrjes se masave preventive me kohë. Pjesëmarrja e këmbësoreve në komunikacion është pak komplekse për shkak të trajektores së lëvizjes se këmbësoreve dhe moshës së tyre prandaj edhe drejtuesit e automjeteve në momentin qe kanë prerje të traktorëve të lëvizjes me këmbësor gjithmonë duhet të jenë të gatshëm të marrin masat preventive në kohë të duhur”, tha ai.
Ndërsa, eksperti tjetër i komunikacionit Xhemshit Cakolli, mendon që qytetarët nuk i respektojnë mjaftueshëm vijat e vendkalimit.
“Po problemi në rend të parë trotuaret e zëna . E dyta, pak vetëdijesimi i qytetarëve për kulturën në komunikacion. E treta, kalojnë vend e pa vend rrugën e shumë pak i respektojnë vijat e vendkalimit, e shumë e shumë arsye tjera”, ka thënë Cakolli.
Në Policinë e Kosovës thonë se krahasuar me vitin e kaluar ka rënie të aksidenteve automjet-këmbësor.
E, sipas statistikave nga Policia e Kosovës dërguar arbresh.info, vetëm në janar të vitit 2019 janë 7 persona të vdekur dhe 654 persona të lënduar, si pasojë e aksidenteve automjet-këmbësor. A.Zeka /arbresh.info/

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...