Gjykata i cakton masën prej 30 ditë paraburgim pjesëtarit të FSK-së, i dyshuar për keqpërdorim të të miturës.
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M. S, pjesëtar i FSK-së, që dyshohet se abuzi seksualisht me një vajzë nën moshën 16 vjeçare.
Gjykata njofton se i pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K.
“Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 232 paragrafi 3 nënparagrafi 3.7 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Siç thuhet në njoftim, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale.
“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...