Ndërtimtaria është sektori me vdekjet dhe lëndimet më të mëdha të punëtorëve, por nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë.
Nga muaji janar i 2018-ës deri më sot 21 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, shkruan lajmi.net.
Sipas statistikave që BSPK i ka dërguar lajmi.net, vetëm gjatë këtij viti raportohen të kenë vdekur 21 persona derisa ishin në vendin punës.
Përveç personave në moshë madhore, në vendin e punës kishte humbur jetën edhe një i mitur.
Kështu një 17 vjeçar nga Prizreni, kishte humbur jetën derisa po punonte me makinën e stiroporit, e cila i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Pasiguria, orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, shfrytëzimi i pagës minimale për të paguar punëtorët, abuzimi me kontrata për praktikant dhe mungesa e mbrojtjes ligjore të punëtorëve janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar nga viti në vit të rriten numri i të vdekurave në vendin e punës. E.I


Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...