Presidenti i Serbisë: Nuk jam i kënaqur që Amerika po e pëkrah ushtrinë e Kosovës, por ata janë më të fortët

14:42 | 7 Dhjetor 2018
V. S.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të drejtë kur thotë se Amerika mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë thotë se nuk është i kënaqur me qëndrimin e ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, për çështjen e Ushtrisë.

“Nuk jam i kënaqur me atë se çfarë ka thënë ambasadori amerikan. Por ata janë më të fortët”, ka thënë Vucic.

Sa i përket mbështetje së Amerikës për Kosovën, Vuçiq thotë se nuk është asgjë e re.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër, ne duhet ta mbrojmë veten”, ka thënë ai, shkruan ‘blic.rs’.

Këto deklarata të presidentit serb vijnë pas mbështetjes që SHBA-ja i ka thënë nismës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës/GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale