Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.
Ai ka thënë se për këtë përgjegjësinë e mbajnë pozita dhe opozita.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se partnerët e koalicionit dhe opozita duhet ta përfundojnë procesin e shtetndërtimit dhe kompletimin e sovranitetit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se është koha e fundit për arritjen e konsensusit politik për dialogun, duke bërë thirrje që elita politike të sillet me përgjegjësi shtetërore.
Hoxhaj, ka vlerësuar se këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu e jo zgjedhjet e reja.
Sipas tij, përderisa Kosova është në proces të dialogut nuk duhet të ketë zgjedhje.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë karakter ekzekutiv dhe territorial./Epoka e re/
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës