Rakip Avdyli, njeriu që u bë lajm pasi Policia e arrestoi në një situatë tensionesh, për shkak se përhapi në rrjetet sociale materiale në përkrahje të ISIS-it, e po ashtu i kërkoi të akuzuarit Kreshnik Podvorica të kryente një sulm vetëvrasës në Kosovë, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg nga Gjykata e Pejës.
Avdyli është dënuar edhe më parë nga Gjykata Themelore në Pejë me 10 muaj burg. Dënimi ndaj tij ishte rritur nga Gjykata e Apelit në 18 muaj dhe me ketë rast gjyqtarja bëri unifikimin e dënimit dhe i shqiptoi dënim me burg prej dy vjet e gjashtë muaj.
Ndërsa me 6 muaj burg, Gjykata e dënoi të akuzuarin tjetër Kreshnik Podvoricën, për shkak se nuk e kishte lajmëruar veprën penale kur i pandehuri Rakip Avdyli ka kërkuar nga ai që të kryejë një sulm vetëvrasës në Republikën e Kosovës.
Edhe Podvorica ishte dënuar më parë për vepra terroriste. Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e dënoi atë me 6 muaj burg për propagandim në “Facebook” pasi që kishte përkrahur haptazi veprimet terroriste të ISIS-it.
Podvorica më 4 nëntor 2017 në llogarinë e tij në “Facebook” kishte shpërndarë fotografi kërcënuese në të cilën është paraqitur një gomë e një automjeti të lyer me gjak në të cilën janë lënë gjurmët e përgjakshme me fjalët “Nisu drejt tyre pa mëshirë”.
Rakip Avdyli akuzohet së më qëllim që të shtyjë në kryerjen e aktit terrorist ka postuar video-incizime, fotografi duke e shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste ISIS, si dhe komente të tjera me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik që vepra të tilla edhe të kryhen.
Ndërsa Kreshnik Podvorica, akuzohet se nuk e ka lajmëruar veprën penale dhe kryesin e saj, kur i pandehuri Rakip Avdyli ka kërkuar nga ai që të kryejë një sulm vetëvrasës në Republikën e Kosovës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Rakip Avdyli citohet t`i ketë thënë se i duheshin të holla për financim dhe disa vëllezër myslimanë për të organizuar një sulm vetëvrasës kundër shtetit dhe Qeverisë.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...