Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

13:17 | 26 Mars 2019
A Z

Të dielën më 31 mars, kur ora të jetë 2:00 pas mesnate, akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para, pra ora do të jetë 3:00.
Ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit.

Por kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës, pasi në Evropë tashmë është hapur një debat në lidhje me këtë çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale