Mbahet workshop-i me nxënës të diasporës në Muzeun e Kosovës

13:52 | 28 Korrik 2019
A Z

Mbahet workshop-i me nxënës të diasporës në Muzeun e Kosovës, e organizuar nga Maria Pacolli.

Pacolli ka thënë se, Ky projekt i është kushtuar natyrës dhe bashkëjetesës natyrore dhe kulturore ne Kosovë.

“Ky projekt i është kushtuar natyrës dhe bashkëjetesës natyrore dhe kulturore ne Kosovë. Kështu që ne filluam me muzeun kombëtarë së bashkë me punimet e fëmijëve nga sos fshatrat e Kosovës, e pastaj edhe me punimet e fëmijëve nga shkolla e artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan. Edhe pas kësaj këto punime janë ekspozuar në vanilinë e Arkitekturës në  Venecia. Së bashku me qendrën kulturore evropiane. Kështu ju mund të shihni kodra të bukura ndërtesa dhe kështjella e kështu më rradh, kjo ishte për njerëzit që e vizituan ekspoziten sepse të gjithë vizitoret kanë mundur ti kuptojnë bukurit e Kosovës”.

Tutje tha se shkolla të diasporës erdhën dhe e vizituan këtë ekspozitë. Dhe shprehen dëshirë që të marrin pjesë dhe të sjellin pikturat e tyre.

“Pra kjo ekspozitë udhëtoj nga Venecia shkoj në Strasburg dhe tani shkojë në Bern, dhe shumë shkolla të diasporës erdhën dhe e vizituan këtë ekspozitë. Dhe ata shprehen dëshirë që edhe ata të marrin pjesë dhe të sjellin pikturat e tyre. Këtu mund të shihni shumë punime nga Zvicra dhe nga Italia që tashmë kemi rreth 60 punime të ndryshme dhe tani ekspozitën tonë e pasurojnë edhe 10 punime nga festivali i fëmijëve nga Ministria e Diasporës. Ne po planifikojmë që këtë libër ta lajmë në Bibliotekën Kombëtare dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës nëpër botë”, ka thënë Pacolli.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1327646120717678/

 

Shpërndaje në rrjete sociale