Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se kundrejt Serbisë, përveç taksës 100 për qind, mund të merren edhe masa të tjera edhe më të rënda.
Këto deklarime Haradinaj i ka bërë në një intervistë për televizionin shqiptar A2.
“Ka edhe veprime të tjera që mund të ndodhin, që janë jotarifore. Do t’i shihni ju kur të ndodhin”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
Vendimi për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është marrë ditë më parë.
Bashkimi Evropian ka kërkuar largimin e kësaj takse, pasi sipas tyre një vendim i tillë shkel marrëveshjen e CEFTA-s.
Edhe në Serbi janë organizuar një varg protestash, megjithatë Qeveria Haradinaj nuk është zmbrapsur, dhe ky vendim mbetet në fuqi.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...