Federata e Futbollit të Egjiptit ka njoftuar se Mohamed Salah do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror këtë verë.
Ylli i Liverpooli u lëndua në shpatull në finalen kundër Real Madridit në Ligë të Kampionëve duke u detyruar të largohet nga fusha me lot në fytyrë, transmeton portali arbresh.info.
“Presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hani Abu Reda është takuar me trajnerin e skuadrës së kombëtare së bashku me Dr. Mohamed Abul-Elan dhe Mohamed Salahn e Liverpoolit në qytetin spanjoll Valencia, ku lojtari është duke u trajtuar”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga federata egjiptiane.

“Delegacioni i ekipit kombëtar ka informuar mbi programin terapeutik që lojtari është duke kaluar duke thënë se gjithçka po ecën mirë dhe se ai synon t’i bashkohet atyre në Kampionatin Botëror”
“Sa i përket pjesës së tij, Mohamed Abu El-Ela ka thënë se periudha e mungesës së Salahut si pasojë e lëndimit nuk do të jetë më shumë se tri javë”
Tifozët egjiptian tani mund të marrin frymë për shkak se ylli kryesor i skuadrës do të jetë pjesë e Egjiptit që nga ndeshjet e dytë e Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...