Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të bastisjes në Qendrën Korrektuese në Dubravë, me qëllim të parandalimit të aktiviteteve ilegale, futjes se kontrabandës, si dhe ngritjes së nivelit të sigurisës në këtë Institucion korrektues.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Kosovës pas realizimit të këtij operacioni njofton se janë gjetur disa gjëra te palejueshme siç janë: dy telefona celularë, tri sim kartela, një peshore e vogël, një kaçavidë, një usb me një palë kufje, kater mjete te improvizuara shpojse dhe dhjetë tableta të dyshimta. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdoj me këto operacione te rregullta të bastisjes me qëllim te eliminimit të dukurive negative si dhe rritjes se nivelit të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...