Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar sot ndaj deklaratave më të reja të ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, i cili tha se nëse Serbia e sheh të arsyeshme ndarjen e territoreve Rusia do ta përkrahë një gjë të tillë.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se deklaratat për ndarje nga ana e ambasadorit rus janë përpjekje për ta sjellë qasjen ruse të ndarjes nga Euro-Azia në Ballkan.
Hoxhaj theksoi se kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm dhe çdo ide për ndarje është burim i konflikteve të reja.
“Jo, faleminderit”, përfundoi Hoxhaj postimin në Twitter.
Ne respektojmë pozitën e Serbisë dhe ajo zgjidhje, të cilën ajo mendon se është më e mira për të, ne do të përkrahim, ka thënë ambasadori rus në Serbi Aleksandar Chepurin.
Ai ka deklaruar se Rusia do të përkrahte ndarjen e Kosovës nëse Serbia mendon se ajo është zgjidhje më e mirë për të./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...