Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të Eliza Hoxhës në kufi me Serbinë. Përmes një postimi ne facebook, Haradinaj, thotë se me veprime të tilla, Serbia po rrënon gjithçka.
Postimi i tij:
Autoritetet serbe me aktin e ndalesës në kufi të artistëve kosovarë, të ftuar në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, po rrënojnë edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën, qoftë edhe përmes artit, si gjuhë universale.
Artistët dhe të rinjtë nga Kosova po i nënshtrohen bastisjes së rreptë në kufi me Serbinë, ku policia serbe ua ka bërë me dije se dy ekspozita nuk do të lejohen për shkak të përmbajtjeve artistike të tyre.
Me pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ideve, Serbia po e minon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është në kundërshtim me frymën dhe vlerat europiane./arbresh.info/
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin