Serbia po pretendon se tri shtete, duke përfshirë së fundmi edhe Ganën, e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë për “Zërin” se pohimet e tilla janë të pavërteta.
Ai insiston se janë duke punuar për të siguruar njohje të reja për vendin. Nëse pretendimet e Serbisë dalin të vërteta, atëherë brenda një viti Kosova ka humbur më shumë njohje sesa ka fituar.
Pas Burundit e Surinamit, për të cilat ishte raportuar se kishin tërhequr njohjet ndaj Republikës së Kosovës, para pak ditësh janë shfaqur dilemat se edhe Gana e ka ndërmarrë një vendim të tillë.
Mediet serbe raportuan se Maja Gojkoviq, kryeparlamentare e Serbisë, ka marrë zotimin nga homologu ganez Aron Michael Okvaje se do ta rishqyrtojë njohjen ndaj Kosovës.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, i cili për “Zërin” ka thënë se një gjë e tillë është krejtësisht e pavërtetë.
Megjithëkëtë, ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare vlerësojnë se deklaratat e tilla për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës ndikojnë tejet negativisht sa i përket raporteve me shtetet e tjera.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...