Në pjesën e dytë të muajit prill kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, në fshatin Lupq të komunës së Podujevës, në një lokacion në zonën industriale në Gjakovë dhe në lagjen “Tusus” në Prizren.
Pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në territorin e Serbisë.
Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ka konfirmuar për “Zërin” se kanë filluar gërmimet në disa lokacione që ishin bartur nga viti i kaluar.
“Me përmirësimin e kushteve të motit, siç kemi paralajmëruar, kanë filluar edhe gërmimet vlerësuese në lokacionet e shënjuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Fillimisht me prioritet janë trajtuar lokacionet e bartura, si të papërfunduara nga viti i kaluar”, ka thënë ai.
Gjetaj ka thënë se gërmimet në Gjakovë kanë rezultuar me gjetjen dhe me zhvarrosjen e disa pjesëve kockore, të cilat janë proceduar për ekzaminim të mëtutjeshëm.
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...