Rita Ora ka bërë të ditur se ka përfunduar turneun e saj evropian duke e përmbyllur atë me kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagën.
Rita ka nisur turneun e saj në fillim të këtij muaji duke zhvilluar disa koncerte fillimisht në shtetin ku është rritur, Britani të Madhe, shkruan arbresh.info.
Në kuadër të këtij turneu ajo ka performuar para fansave në Londër, Manchester, Amsterdam, Antëerp, Paris, Duseldorf , Munch e Kopenhagë.
Rita gjatë çdo paraqitjeje të saj ka pasur veshje dhe pamje të ndryshme ndërkohë që edhe performancat e saj kanë ndezur publikun në sallë.
Ajo ka falënderuar gjithë ekipin e saj për punën që kanë bërë në mënyrë që turneu i saj të realizohej sa më mirë.
Turneu i titulluar “Girls” ishte i sponsorizuar nga UEFA në kuadër të një marrëveshjeje që këngëtarja e lindur në Kosovë ka nënshkruar me të për të promovuar futbollin tek femrat./Arbresh.info

Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...