Ka mjaftuar një pyetje e thjeshtë në Twitter për të mësuar lajmin e ditës nga dy reperat më të njohur të momentit, Nicki Minaj dhe Eminem pak ditë më parë.
“Je në një lidhje me Eminemin”, – ishte pyetja e një fanseje për reperen, e cila i është përgjigjur duke pohuar.
Por edhe pse kjo mbeti fillimisht në vazhdën e spekulimeve, me publikimin e këngës më të re, në bashkëpunim me Big Bang, 2Chainz dhe Big Sean, Nicki na shuan të gjitha dyshimet.
Në disa rreshta të këngës, Nicki pranon se Eminem “i është rikthyer vajzës me ngjyrë”. “Uh oh/Back again/Back to back Maybach, stack the M’s/Told em’ I met Slim Shady, bag the M/Once he go black, he’ll be back again”, – thotë në këngë reperja.
Nga ana tjetër, Eminem është treguar më i heshtur dhe nuk është prononcuar, qoftë edhe në rrjetet sociale për marrëdhënien e re.
Ndërkohë detajet e marrëdhënies me tyre me shumë siguri do t’i mësojmë me publikimin e albumit të ri të reperes, “Queen” në gusht të 2018-ës.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë