Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka bërë hapjen e finales së Ligës së Kampionëve.
Dua ka elektrizuar stadiumin Olimpic të Kievës me performimin e disa prej hiteve të saj më të mëdha, shkruan arbresh.info.
Së bashku me Duan në skenën gjigante u ngjitë edhe këngëtari i njohur Sean Paul me të cilin Dua Lipa ka bashkëpunuar në këngën ‘No Lie’.
Veshja, koreografia dhe çdo gjë tjetër ishte në vendin e duhur në performancën e 22 vjeçares.
E kuruar deri në detajin e fundit Dua ka shkëlqyer edhe këtë herë, ajo ka performuar në qendër të stadiumit duke i dhënë një dimension tjetër fushës së gjelbër të rrethuar me mijëra tifozë të dy ekipeve gjigante të futbollit.
Dua i parapriu hapjes së ndeshjes finale në mes të Real Madrid dhe Liverpool./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/ChampionsLeague/videos/2054573014589150/
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së