Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth kërkesës së partive opozitare për zgjedhje të parakohshme në vend.
Hoxhaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, është shprehur i bindur se gjatë vitit 2018 nuk do të ketë zgjedhje.
Ai ka thënë se zgjedhjet s’mund të jenë temë e diskutimeve në tryezat e përbashkëta të partive politike, për arritjen e një konsensusi për temat e mëdha për vendin.
“Mund të flasim vetëm për reformë zgjedhore”, ka thënë Hoxhaj në T7.
Hoxhaj ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka mbështetjen e plotë të PDK’së që ta çojë mandatin deri në fund.
Hoxhaj ka thënë se dyshon në seriozitetin e deklaratave të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhje.
Sipas tij, LDK s’ka vullnet për zgjedhje, përtej deklaratave.
Hoxhaj ka bërë të ditur se PDK ende nuk ka qëndrim për pjesëmarrje ose jo në tryezën e ardhshme politike, të ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...