Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të ketë transparencë dhe jo vendi ku përdoret gjuha jo parlamentare.
“Ka pasur degradim të Kuvendit, ka sot deputetë që janë në aty dhe nuk e meritojnë të jenë aty. Ne sot kemi deputetë që kanë qenë të dënuar, atyre iu ka mundësuar të garojnë për deputet dhe të jenë sot përfaqësues të popullit”, tha ai në televizionin publik.
Ai ka treguar se KDI bën matjen në disa kritere të punës së Kuvendit të Kosovës.
“Ka pasur regres nëse bëjmë krahasime me të kaluarën, po ashtu ka edhe gjuhë joparlamentare”, theksoi ai.
Për punën dhe koordinimin ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë, Krasniqi vlerësoi se nuk ka bashkëpunim dhe koordinim sa duhet ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit kosovar. Sipas tij plani i punës së Kuvendit të Kosovës, nuk po përcillet mirë.
“Kuvendi i Kosovës, për çdo muaj duhet të ketë planin e punës dhe të mos bëhet një Kuvend vetëm për seanca solemne. Vendimmarrja po mbetet në dorë të vetëm 40 deputetëve”, deklaroi ai.
Kurse gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, theksoi se institucionet e Kosovës dhe Kuvendi po i nënshtrohen një pushteti dhe diktati tjetër.
“Rasti i Gjykatës Speciale, për të shtyrë një proces përpara është ai i cili tregon për një pushtet tjetër, edhe përkundër që u paralajmëruan pasojat që mund të ketë Kosova”, tha Krasniqi.
Ai tha se Kuvendi i Kosovës, duhet të ketë më shumë llogaridhënie.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...