Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dënoi dhunën në familje, pas rastit të raportuar të një 14 vjeçari që u mbyt nga babai i tij.
Thaçi tha se dënon dhunën në familje që sipas tij qëndron jashtë traditave tona familjare.
“Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës. Dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë. Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje”, shkroi ai në Facebook.
Abdixhiku prezanton zotimet e LDK-së në Suharekë: Paga, pens...
Turqia pret që faza e dytë e armëpushimit në Gazë të nisë në...
“Tifozët nuk kanë paguar për të parë këtë…”...
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...