Kryeprokurori Aleksandër Lumezi me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të AmerikësJeff Sessions, po merr pjesë në një tryezë të karakterit regjional e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë, njofton Prokuroria e Shtetit.
Kjo tryeze është organizuar nga Departamenti i drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OPDAT.
Pjesëmarrës në këtë tryezë është Prokurori i Përgjithshëm i SHBA- ve Jeff Sessions, Kryeprokurorët dhe Drejtorët e Policive nga të gjitha shtetet e rajonit, si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, thuhet në njoftim.
Në fokus të diskutimeve të kësaj punëtorie janë temat si Krimi transnacional, terrorizmi dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.
Në prezantimin e tij Kryeprokurori Lumezi, paraqiti të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit, me ç’rast ai tregoj për përvojat e Kosovës në luftë kundër këtyre formave të krimit, thotë kumtesa.
Ndër të tjera, sipas njoftimit, Kryeprokurori Lumezi theksoj se Kosova është e vendosur të kontribuoj në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale, dhe të bashkëpunoj me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me vendet tjera që mund të mos jenë fqinj në kufijtë gjeografik, siç janë SHBA-të dhe shtetet tjera, me qëllim që të shkëmbejmë informata dhe prova të mjaftueshme për ti vënë para përgjegjësisë penale kryerësit e këtyre veprave penale.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...