Aventura e Stefan de Vrij te Lazio përfundoi në lot. Skenari që të gjithë kishin frikë se mund të ndodhte, ndodhi.
Aktivizimi nga minuta e parë e holandezit, e cila ishte goxha e vështirë në këndvështrimin e motivimit të lojtarit, nuk dha rezultatin e pritur.
Sipas gazetës italiane Leggo, de Vrij do të kishte preferuar të qëndronte në stol ndaj Inter, por është bindur nga trajneri Simone Inzaghi dhe Igli Tare të futej në fushë.
Qendërmbrojtësi 26-vjeçar ishte shprehur në stërvitje se për të ishte një situatë e pakëndshme të luante në një ndeshje aq të rëndësishme ndaj ekipit të ardhshëm.
Por stafi teknik dhe drejtorët e Lazio-s nuk ndanë të njëjtin mendim me lojtarin, të cilin e kanë detyruar të respektojë kontratën deri në ditën e fundit. /telespor.al/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...