Paris Saint Germaini raportohet se i ka ofruar portierit të Juventusit, Gianluigi Buffonit, një kontratë katër vjeçare.
Fillimisht u raportua që Paris Saint Germaini i kishte shtruar një ofertë dy vjeçare portierit legjendar, por ‘La Repubblica’ tani pretendon se ata “nuk dëshirojnë t’i vendosin një datë” fundit të karrierës së tij, transmeton portali arbresh.info.
Veterani mbush 41 vite në muajin janar, gjë që do të thotë se ai do të jetë 45-vjeçar deri në atë kohë kur edhe të përfundoj marrëveshja.
Megjithatë, gazeta pranon se “një takim pozitiv” është zhvilluar mes Buffonit dhe gjigantit francez të martën.
Fituesi i Kampionatit Botëror do të pranonte gjithashtu 8 milionë euro në vit dhe do të bëhet ambasador për turneun në Katar më 2022./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...