Nafta u rrit sot në bursën e Nju Jorkut në nivelin e saj më të lartë që prej nëntorit 2014, e forcuar nga kërcënimet për sanksione amerikane kundër Iranit dhe Venezuelës, dy prodhues të rëndësishëm të arit të zi.
Në “New York Mercantile Exchange” (Nymex), fuçia e naftës arriti vlerën e 72,24 dollarëve, ndërsa në londër arriti vlerën e 79,22 dollarëve.
“Tregu ishte në situatë të mirë edhe për shkak të mundësisë për një marrëveshje mes Kinës dhe SHBA-së që ul frikën e një lufte tregtare”, theksoi Matt Smith i “ClipperData”.
Marrëveshja në parim e arritur këtë fundjavë mes Pekinit dhe Uashingtonit dhe që synon të reduktojë deficitin tregtar të SHBA-së nuk hyn në detaje, por sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin insistoi mbi angazhimet kineze të marra nga sektorët e rëndësishëm, mes të cilëve edhe energjia, përcjell Atsh.
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...