Dua Lipa ndonëse e re në moshë ka arritur të bëhet një prej zërave më të përfolur në industrinë e muzikës.
Ajo ishte ftuar për të performuar në Billboard Music Awards 2018 që është mbajtur në Las Vegas dhe kjo ka qenë hera e parë e saj në këtë ceremoni madhështore, transmeton Arbresh.info.
Këngëtarja 22 vjeçare me prejardhje nga Kosova ka kënduar hitin e saj “New Rules” duke performuar mbi një flamingo ndërkohë që kishte veshje ngjyrë vjollce, me të njëjtën ngjyrë siç ishte paraqitur edhe në tepihun e kuq.
Dua ka hyrë kështu në mesin e emrave të mëdhenj të muzikës që kanë performuar këtë vit në këtë ngjarje siç janë: Jennifer Lopez, Christina Aguilera, Janet Jackson, Camila Cabello, Ariana Grande, Kelly Clarkson etj./Arbresh.info


https://www.youtube.com/watch?v=fPkyX4vmsXg
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...