Ajo ishte ftuar për të performuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve muzikore “Billboard Music Awards” që është mbajtur në Las Vegas.
Dua Lipa ka marrë pjesë në këtë ngjarje dhe në tepihun e kuq është paraqitur më bukur se kurrë, me një fustan ngjyrë vjollce, gjithë shkëlqim e take të larta, transmeton Arbresh.info.
Këngëtarja 22 vjeçare me prejardhje nga Kosova ka kënduar hitin e saj “Neë Rules” duke i mahnitur të gjithë.
Në këtë ngjarje ishte e nominuar për çmim këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha mirëpo ajo nuk ia doli ta merrte atë.
Fituesit më të mëdhenj nga kjo ceremoni dolën artistët, Kendrick Lamar, Luis Fonsi, Ed Sheeran dhe Bruno Mars./Arbresh.info

5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...