Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka takuar në Zagreb gjeneralin Ante Gotovina.
Limaj, i cili në luftën e UÇK’së mbante nofkën Çeliku ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se me Gotovinën kanë rikujtuar kohët e vështira që kanë kaluar Kosova dhe Kroacia, por edhe ata si individë.
“Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:
Ishte kënaqësi e veçantë që sot në rrethana krejtësisht tjera ta takoja në Zagreb, gjeneralin Ante Gotovina.
Bashkërisht rikujtuam kohët e vështira në të cilat kanë kaluar vendet tona, por edhe ne si individë.
Iu gëzuam sukseseve e të arriturave të vendeve tona.
Përkushtimi i shteteve mike Kosovë-Kroaci është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimet evropiane si mision e interes strategjik i vendeve tona dhe rajonit në tërësi.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...