Presidenti rus Vladimir Putin është betuar se do t’u kundërvihet përpjekjeve të Presidentit Trump për të bllokuar projektin për tubacionin ruso-gjerman të gazit.
Me një buqetë me trëndafila rozë e të bardhë, Presidenti Putin priti Kancelaren gjermane Angela Merkel në rezidencën e tij të pushimeve në Soçi dje.
Berlini dhe Moska kanë gjetur gjuhën e përbashkët për projektin Nord Stream 2, që do t’i japë mundësi Rusisë të eksportojë më shumë gaz natyror për Evropën Perëndimore, megjithë përplasjet që ka pasur Moska me vendet evropiane lidhur me aneksimin e Krimesë.
Takimi Putin-Merkel zhvillohet disa ditë pasi presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk postoi një koment të fortë në Twittër me kritika të rrepta ndaj vendimit të Presidentit Trump për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim për projektin e tubacionit, duke thënë se kompanitë e angazhuara për ndërtimin e tij mund të ndëshkohen me sanksione./VoA/
Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...