Duket se Cristiano Ronaldo preferon pushimin para shkëlqimit.
Ndërkohë që finalja e madhe e “Champions League” është vetëm nëntë ditë larg, Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë të pushojë me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Revista “Diez Minutos” ka publikuar disa foto ekskluzive të çiftit të famshëm duke kaluar momente romantike në një plazh në Ibiza.
Sipas të përjavshmes spanjolle portugezi dhe modelja bukuroshe kanë marrë me vete vetëm Cristiano Ronaldo Junior.

Tre fëmijët e tjerë më të vegjël i kanë lënë në shtëpinë e tyre në Finca de Pozuelo de Alarcón, Madrid.
Cristiano dhe Georgina, të cilët fotografuar më të lumtur se kurrë më parë, kanë shijuar më pas pak kohë më miqtë e tyre në një jaht luksoz.

Ronaldo kthehet në aksion ndaj Liverpoolit në atë që është finalja e Ligës së Kampionëve. /TCH/

FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...