Ray Wilson, ish-fitues i Kupës së Botës me Kombëtaren e Anglisë, ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare.
Në moshën 32-vjeçare, mbrojtësi i majtë ishte lojtari më i vjetër në formacionin startues të Sir Alf Ramsey, i cili e mposhti Gjermaninë Perëndimore në finalen e vitit 1966 në Wembley.
Shumicën e karrierës së tij, Wilson e kaloi te klubi i Huddersfield Town, para se t’i bashkohej Everotnit, të cilit i ndihmoi për ta fituar FA Cup më 1966.
Skuadra e Huddersfield ka thënë në një komunikatë: Jemi të trishtuar nga lajmi për vdekjen e Wilson. Ai ka qenë përkrahës i rregullt i klubit në ndeshjet në shtëpi bashkë me të birin e vet më të madh, Russel, edhe pse luftonte kundër sëmundjes së Alzheimerit”.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...