Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka publikuar listën e përkohshme me lojtarë të ftuar për Kupën e Botës në Rusi.
Në të janë përfshirë edhe portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, dhe anësori i Borussia Dortmundit, Marco Reus.Neuer ka qenë i lënduar që prej shtatorit të kaluar, pasi e theu këmbën, dhe është paraqitur vetëm katër herë që prej prillit.
Megjithatë, Low e ka përfshirë atë në listën e portierëve bashkë me Marc-Andre ter Stegen, Bernd Leno dhe Kevin Trapp.
Ndërkohë, Reus më në fund do të ketë rastin të luajë në Botëror, pasi e ka kthyer formën fizike pas lëndimit që e pësoi në shkurt. Reus kishte munguar në Botërorin e kaluar edhe pse ishte ftuar në listën fillestare.
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi nuk është ftuar fare pas një sezoni të përshkruar me gabime trashanike në Premierligë.
Mario Gotze, i cili e shënoi golin e fitores në finalen e Botërorit të kaluar, nuk është ftuar, pas rënies drastike në formë këtë sezon.
Kjo është lista e plotë e përkohshme e Gjermanisë për Kupën e Botës.
Here it is! ? The provisional #DieMannschaft squad for the 2018 #WorldCup! ??? #ZSMMN pic.twitter.com/7HxNQaeU8s
— German Football (@DFB_Team_EN) May 15, 2018
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...