Serie A përfaqëson nga vetëm një futbollist, mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar.
“Goal.com” ka publikuar sot edhe formacionin më të mirë të ligave europiane, në një moment kur kanë përfunduar pjesa më e madhe e tyre. Ajo që bie në sy është prezenca e vetëm një futbollisti nga Seria A, i cili është mbrojtësi sllovak i Interit, Milan Skrinair.
I blerë nga Sampdoria për 28 milionë euro, sllovaku ka zhvilluar një sezon fantastik, duke udhëhequr repartin difensiv të Interit dhe duke qenë gjithmonë protagonist me ndërhyrjet e tij vendimtare, përcjell “SS”.
Edhe Bundesliga gjermane ka vetëm një përfaqësues në këtë formacion, që është mbrojtësi i djathtë i Bayernit, Joshua Kimmich. La liga dominon me 6 futbollistë në 11-shen më të mirë, 2 nga Barcelona, 2 nga Atletico dhe 2 nga Reali I Madridit, ndërsa Premier League përfaqësohet me Salah dhe Kevin De Bruyne.

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...