Kanë filluar punimet në “Segmentin M2” (Lumadh – Gojbulë, Vushtrri), që është pjesë e autorrugës Prishtinë – Mitrovicë, e gjatë 5 kilometra dhe që financohet prej fondeve arabe, vlera 12 milionë euro. Lekaj: Brenda 30 muajve do të ndërtohen të gjitha 35 kilometrat e rrugës Prishtinë – Mitrovicë
“Segmenti M2” i rrugës Mitrovicë – Prishtinë (Lumadh – Gojbulë) në Vushtrri ka filluar të ndërtohet dhe më në fund banorët e qytetit të Vushtrrisë do të mundë të qarkullojnë pa vështirësi.
Rreth 5 kilometra të kësaj rruge kanë paraqitur problem të madh për qytetarët e qytetit të Vushtrrisë për një kohë të gjatë, por të hënën krerët e shtetit: presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë siguruar se së shpejti rruga do të ndërtohet.
Presidenti Hashim Thaçi tha se me këtë rrugë dhe rrugët e tjera që po ndërtohen Kosova po merr pamje evropiane, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli tha se kjo rrugë qytetarët e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës do t’i lidhë me Prishtinën, por që shpreson se ajo do të vazhdojë shpejt edhe deri në Leposaviq dhe të lidhet me korridoret rajonale e evropiane.
Rruga, e cila është emërtuar “Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, sipas kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të kësaj ane.
“Ky është lajm i mirë për ekonominë e vendit dhe po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të ‘Trepçës’. Zotimi ynë për gjenerim të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë po merr kahjen e duhur dhe po ndihet nga qytetarët në çdo segment të jetës”, tha Haradinaj.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...