Bledi Shkëmbi, në një intervistë për Rtsh Sport, ka folur për titullin ish-ekipit të tij, Skënderbeut këtë sezon, si edhe për të ardhmen e tij personale, në fushën e trajnimit.
“Ndjej kënaqësi që e shoh Skënderbeun duke fituar sërish, por mund të them se nuk është e njëjta ndjesi si kur isha në fushë. Ky titull nuk ka qenë i thjeshtë as po lojtarët as për klubin, edhe nga ana psikologjike.
Mesa duket do të largohem nga Liria, pasi nuk kemi të njëjtat kushte si në fillim. Presidenti me të cilin kam firmosur kontratën është larguar, dhe tani janë njerëz të tjerë. Kemi pasur edhe probleme financiare. Interesim kam pasur nga Feronikeli, por ende asgjë konkrete. Nuk e përjashtoj as ndonjë ekip në Superiore, pasi kërkesa kam, por gjithsesi ende herët për të folur” – deklaroi Shkëmbi.
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...