FFK-ja me kujdes ka përcjellë lajmet për ndeshjen e shumë përfolur dhe kërkesën e FC “Prishtina” që ndeshja e fundit këtij kampionati ndërmjet dy pretendentëve për titull Prishtinës dhe Dritës të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, ndaj jep këtë sqarim për opinion.
FFK-ja gjithmonë ka dashur dhe ka qenë e interesuar që ndeshjet të zhvillohen në stadiume të mira dhe sidomos në Prishtinë. Por siç dihet tashmë stadiumi i qytetit në Prishtinë është në rinovim e sipër.
Madje FFK-ja ka qenë e interesuar që të paktën dy ndeshje të Kombëtares A të zhvillohen në kryeqytet, por duke ndjekur shqetësimet edhe të UEFA-s, që stadiumi nuk është i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ka hequr dorë nga një gjë e tillë.
Po ashtu FFK-ja me kujdes ka ndjekur edhe punimet në stadiumin e qytetit dhe sipas informatave nga Investitorët MKRS dhe komuna e Prishtinës si dhe punëkryesit, stadiumi mund të jetë i gatshëm diku nga fundi i qershorit i këtij viti dhe paraprakisht duhet të bëhet pranimi teknik tij dhe më pastaj Komisioni i FFK-së për inspektimin e objekteve sportive i FFK-së do të inspektojë dhe vlerësojë se ai përmbushë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve qoftë kampionale qoftë ndërkombëtare.
Së këndejmi me gjithë dëshirën dhe vullnetin që kjo ndeshje të zhvillohet në një stadium të mirë përkatësisht në stadiumin e qytetit në Prishtinë, ku nuk ka pranim teknik të objektit, FFK-ja edhe njëherë sqaron opinionin se këtu nuk është punë marrëveshjeje apo mirëkuptimi por gjendja është e tillë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit