Një mot i lig ka goditur disa shtete të Evropës gjatë vikendit dhe në juglindje të Francës ka rënë madje edhe borë.
Shi i fuqishëm ka goditur pjesë të Gjermanisë dhe Italisë, ndërsa në disa pjesë të Francës, në lartësi të mëdha mbidetare, ka rënë edhe borë.
Borë ka rënë në juglindje, në rajonet Lozar, Ardesh dhe Loire i Epërm.
Në këtë rajone në fuqi është alarmi i portokalltë, transmeton “Meteo France“. Alarmi do të jetë në fuqi deri të martën.
Siç thonë meteorologët, bora edhe më tej po bie në vendet në lartësi mbidetare prej 1.000 – 1.200 metra dhe fotografitë me pamje bore kanë vërshuar në rrjetet shoqërore.
Shtresa e borës është e dukshme edhe në vende, të cilat janë në 900 metra lartësi mbidetare, shkruajnë mediat franceze.
Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...