Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhjetë vjet më parë erdhi në Kosovë me zotimin për kapjen e “Peshqve të mëdhenj” të krimit të organizuar e të korrupsionit.
Megjithatë, tani kur ka mbetur edhe një muaj deri në përfundimin e këtij misioni “Peshqit e mëdhenj” mbesin të paprekur nga drejtësia, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Pas një muaji përfundon mandati i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ndërsa pas 15 qershorit do të ketë vetëm prezencë monitoruese dhe këshillëdhënëse në Kosovë.
Njohës të sistemit të drejtësisë thonë ky mision dështoi në kapjen e “Peshqve të mëdhenj” për çka edhe ishin zotuar zyrtarët e EULEX-it në fillim të mandatit. Në anën tjetër, zyrtarët e këtij misioni shprehen krenarë me punën e bërë nga EULEX-i gjatë dhjetë vjetëve në Kosovë, shkruan më tutje “Zëri”.
Sipas tyre, gjyqtarët e EULEX-it kanë nxjerrë rreth 650 vendime, duke përfshirë rreth 480 vendime në lëndët penale, të përfshirë edhe korrupsionin e krimin e organizuar.
Po ashtu ata thonë se EULEX-i ka bërë punë të mirë edhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...