Nëse po përpiqeni të bini në peshë, me siguri që i keni zëvendësuar pijet me sheqer me ujë.
Shkencëtaret kanë filluar të kenë një pamje më të qartë të roli që ka uji në humbjen e peshës. Disa vëzhgime interesante tregojnë se si uji ndikon në gjendjen e urisë.
Një studim i ri i prezantuar këtë javë tregon se si nivel et ndryshme të konsumit të ujit ndikojnë trurin.
Nga eksperimenti që studiuesit bënë, rezultoi se ata që pinë më shumë ujë, uria nuk ishte shume e madhe, ndiheshin më të ngopur se sa ata që pinë shumë pak ujë. Ata gjithashtu panë se edhe aktiviteti i trurit ishte më i lartë tek ata që konsumuan më shumë ujë.
Pirja e ujit para dhe pas vakteve
Studiuesit thonë se konsumi i ujit para vaktit do të ndihmonte në humbjen e peshës . në një studim në 2015, njerëzit që pinë ujë deri në 30 minuta para konsumit të vaktit humbën 3 deri në 5 kilogram për 3 muaj. Në këtë studim u morën në vëzhgim 84 njerëz.
Pse konsumi i ujit bën diferencën?
Ka shumë faktorë që ndikojnë në humbjen e peshës, që nga shtimi i aktivitetit fizik deri tek ndryshimi i dietës apo edhe i humorit.
U morën në shqyrtim aktiviteti fizik edhe sasia e kalorive që merrnin gjatë vakteve.
Ata vunë re se nuk kishte ndonjë diferencë të madhe në humbjen e peshës se sa aktivitet fizik kishin individët, por se sa ujë pinin. Ata që nuk pinin sasinë e duhur të ujit ju nevojitej një kohë më e madhe ushtrimi të aktiviteteve fizikë për të humbur të njëjtën sasi kalorish me grupin që konsumonte ujë para vakteve.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit