Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, u ka premtuar qytetarëve të Kosovës se do të bëjë gjithçka që ata të lëvizin pa viza. Por, ai ka thënë se kjo mund të mos bëhet këtë vit, raporton KTV.
Wielandi këto komente i ka bërë në Drenas, ku edhe është shpallur qytetar nderi i kësaj komune.
Wielandi ka folur edhe për vendet tjera që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk do ta pranojnë asnjë vend, i cili ka probleme të hapura me fqinjët.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës i takojnë familjes evropiane dhe e ka quajtur të një rëndësie të madhe ardhjen e Wielandit në Kosovë dhe nderimin me çmimin qytetar nderi i Drenasit.
Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka kërkuar zëvendëspresidentit të PE-së, që të bëjë me të mirën që edhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe të mos jetojnë në geto.
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...