Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se aktivistit të këtij subjekti, i cili vazhdon të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj, nuk po i servohet ushqimi i caktuar nga mjeku.
“Sipas informacioneve që i kemi, njërit nga ata, Hajredin Krasniqi, për shkak të disa problemeve shëndetësore, mjeku i ka caktuar ushqim tjetër. Edhe përkundër kësaj, të njëjtit, ende nuk i është siguruar ushqimi i caktuar nga mjeku”, ka shkruar ajo në facebook.
Haxhiu në postimin e saj i bëri thirrje drejtorit të Burgut të Pejës të mos lejojë shkelje të tilla dhe të respektojë legjislacionin në fuqi.
Madje deputetja citoi edhe nenin 39, paragrafin 2 të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
“Personi i dënuar i cili kryen punë të rënda, personi i sëmurë, gruaja shtatzënë, ose ajo e cila ka lindur fëmijë, kanë të drejtë në ushqim të caktuar nga mjeku”, ka shkruar ajo.
Ajo ftoi Institucionin e Avokatit të Popullit dhe organizatat që monitorojnë burgjet, sië thotë, të kërkojnë ndaljen e këtyre shkeljeve.
Aktivistët e Vetëvendosjes dhe Organizatës Studentore për Barazi- Studim, Veprim, Kritikë, u arrestuan më 13 prill, natën kur po festonin tetëvjetorin e themelimit.
Policia tha se kishte gjetur gjëra të paligjshme në Parkun e Prishtinës ku po festohej themelimi i SKV-së, ndërsa aktivistë të kësaj organizate studentore mohuan pretendimet e policisë.
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...