Eusebio Di Franceso ka thënë se Roma dëshiron të përfundojë në vendin e tretë në Serie A.
Pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Kampionëve ku arritën deri në gjysmëfinale, Roma i ka vendosur një tjetër synim vetes, përfundimi në vendin e tretë në kampionatin vendas.
‘Giallorosët’ renditen në vendin e tretë në Serie A kur kanë mbetur edhe dy xhiro, por shumë lehtë mund ta humbasin këtë vend nëse nuk marrin rezultate pozitive në ndeshjet e mbetura, kur luajnë me Juventusin në shtëpi dhe Sassuolon në udhëtim.
Trajneri i Romës para derbit me Juventusin, ka thënë se objektiv i skuadrës së tij është vendi i tretë.
“Ne e dimë se sa e vështirë do të jetë ndeshja e nesërme, por ne duam të arrijmë qëllimin tonë, që është vendi i tretë”, ka deklaruar Di Francesco.
“Duhet të kemi shumë kujdes ndaj Juventusit që po ashtu kërkon fitoren, ata janë një skuadër e fortë dhe kanë një mentalitet fitues”.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...