Një skelet njeriu është gjetur në Lezhë, ndërsa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes. Përgjegjësi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se ka dyshime të forta se skeleti i përket viktimave të komunizmit, por priten analizat përfundimtare.
Po punohej për nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes në Lezhë. Por një skelet njeriu u doli para gjate gjërmimeve. Fillimisht u pezulluan punimet dhe më pas u lajmërua agjensia e shërbimit arkeologjik.
“Këto objekte që janë zbuluar, pra këto eshtra që janë zbuluar në thellësi 1.30, 1.50 metra. Nuk jemi të sigurtë për çfarë bëhet fjalë, për çfarë periudhe i përket, a është një eshtër e hershme, është një rast i izoluar, apo është një varrezë”.
Pergjegjesi i muzeut të Lezhës Paulin Zefi thotë se duhen pritur analizat përfundimtare. Sipas tij ka dyshime se mund të jetë një nga viktimat e komunizmit.
“Ne nuk mund ta përcaktojmë as se është e antikitetit, periudhës së Krishtit, apo mesjetës me hamendësime. Qytetarët lezhjanë u kurioziuan, i gjeta këtu. Pjesa më e madhe thonë se këtu ka qenë oborri i degës së brendshme”.
Ekspertët e agjensisë së shërbimit Arkelogjik po bëjnë verifikimet për rastin. Zbulimi i këtij skeleti tërhoqi edhe vëmendjen e lezhjanëve, transmeton Abc News Albania
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...