Deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, ka vlerësuar se Projektligji për Qeverinë duhet të miratohet sa më shpejt. Me këtë rast, ai ka thënë se LDK-ja do ta diskutojë këtë çështje dhe do ta marrë qëndrimin më të përshtatshëm për të, shkruan sot gazeta “Zëri”.
“Mendoj që edhe Projektligji për Qeverinë, edhe Projektligji për Kuvendin duhet të miratohen sa më shpejt për të mos lënë hapësirë për keqpërdorim. Këto ligje mendoj që janë të domosdoshme dhe duhen shtyrë përpara”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Megjithëkëtë, ai është shprehur skeptik nëse ky ligj do të vlejë edhe për Qeverinë aktuale, pasi sipas tij, zvogëlimi i numrit të ministrave apo zëvendësministrave rrezikon qeverinë “Haradinaj”.
“Kryeministri Haradinaj ka thënë që ne jemi të gatshëm ta procedojmë Ligjin nëse ky ligj nuk do të ketë implikime në Qeverinë aktuale, sepse konsideroj që çdo shkurtim ose ndryshim në Qeveri çon drejt rrëzimit të saj”, ka potencuar ai./ Zëri/
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Forbes publikon emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për...