Republika e Kosovës shumë shpejt do të themelojë ushtrinë e saj, duke transformuar FSK-në në FAK.
Ky fakt është konfirmuar edhe nga MFSK-ja e cila ia ka dërguar Qeverisë draft-ligjin për transformim.
Projektligji në fjalë, që hap dyert për këtë çështje, është dërguar në Qeveri më 8 maj. Mirëpo, kjo gjë duket si nuk po i pëlqen Serbisë.
Mediet beogradase kanë alarmuar se Kosova shumë shpejtë pritet të bëhet edhe “de jure” me ushtrinë e saj, transmeton Indeksonline
“Tzv. država Kosovo sve bliže formiranju vojske?”, është titulli i të përditshmes “Novosti”. (I ashtuquajturi shteti i Kosovës është shumë afër formimimit të ushtrisë).
Ndryshe, shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se FSK-ja, e cila me shumë mund e sakrifica po krijon një imazh të ri të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, shumë shpejt do të marr besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s.
“Fytyra e ushtarit është e përjetshme dhe na ngjanë gjithmonë në fytyrat e heronjve tanë që jetën ia dedikuan atdheut. Kjo tokë ka njohur ushtar e ushtri të rrepta e guximtare, që nga radhët e dardanëve e deri te Ushtria e Çlirimtare e Kosovës, ushtria e komandantit legjendar Adem Jashari. Ju, që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund e shumë sakrifica me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s”, kishte thënë Haradinaj.

Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...