Fuqia e Islamit në gadishullin Iberik ka arritur shumë më tepër sesa kemi menduar.
Ahmad Abu Ya ‘ibn Hud el-Muqtadir, kreu i principatës së pavarur myslimane të Saraqusta-s në mes 1046 dhe 1081, urdhëroi ndërtimin e një vendbanimi rekreativ në atë që është Zaragoza e sotme, transmeton portali arbresh.info.

Arkitektët ndoqën stilin e pallateve të shkretëtirës së Kalifatit të Umajadit, dhe rezultati ishte Aljafería (ose ajo që ka mbetur prej saj), pallati më i mirë mysliman në Spanjën veriore.
Ky ndërtim mbresëlënës i shekullit të 11-të ka harqe klasike lobulare, pellgje të mbushura me burime dhe lule, dhomat e mbuluara me mermer që shoqërojmë me arkitekturën islame, dhe që tani strehon asamblenë rajonale, Cortes de Aragón.
Pallati i Aljaferia është i mbrojtur nga organizata e mbrojtjes së monumenteve kulturore-historike./Arbresh.info/


Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dye...
Avokati i Popullit publikon raportin për Specialen: Shqetësi...
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...
Pas rasteve të sulmeve, QKUK krijon Shtab Emergjent për men...
Homazhe për Ilaz Kodrën, Hamza: Njerëzit e mëdhenj, për atdh...